Zanussi ZFC21400 Handleiding


Lees hieronder de 📖 handleiding in het Nederlandse voor Zanussi ZFC21400 (56 pagina's) in de categorie Koelen vriezen. Deze handleiding was nuttig voor 15 personen en werd door 2 gebruikers gemiddeld met 4.5 sterren beoordeeld

Pagina 1/56
SQ Udhëzimet për përdorim 2
BG РъĐșĐŸĐČĐŸĐŽŃŃ‚ĐČĐŸ Đ·Đ° ŃƒĐżĐŸŃ‚Ń€Đ”Đ±Đ° 12
NL Gebruiksaanwijzing 23
MK УпатстĐČĐŸ Đ·Đ° раĐșуĐČањД 33
SR УпутстĐČĐŸ Đ·Đ° ŃƒĐżĐŸŃ‚Ń€Đ”Đ±Ńƒ 43
Pajisje Ngrirëse Horizontale
ЀрОзДр-раĐșла
Vrieskist
ĐĄĐ°ĐœĐŽĐ°Đș Đ·Đ° Đ·Đ°ĐŒŃ€Đ·ĐœŃƒĐČањД
ĐĄĐ°ĐœĐŽŃƒĐș Đ·Đ° Đ·Đ°ĐŒŃ€Đ·Đ°ĐČањД
ZFC21400WA
PĂ«rmbajtja
Udhëzime për sigurinë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 2
Funksionimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 4
Paneli I kontrollit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 5
Përdorimi i parë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 5
Përdorimi I përditshëm _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 5
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme _ _ _ 6
Kujdesi dhe pastrimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 7
Si të veprojmë nëse
 _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 8
Instalimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 10
Të dhëna teknike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 11
Çështje qĂ« lidhen me ambientin _ _ _ _ _ 11
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Udhëzime për sigurinë
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një
përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe
të përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni
me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke
përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të
shmangur gabime dhe aksidente të
panevojshme, është e rëndësishme që të
gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje,
të njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe
veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe
sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në rast
se do ta falni apo do ta shisni atë, në mënyrë
që kushdo që do ta përdorë gjatë
jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për
përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.
Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini
masat paraprake të udhëzimeve të përdorimit,
pasi prodhuesi nuk mban përgjegjësi për
dëmtime të shkaktuara nga pakujdesia.
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
‱ Kjo pajisje nuk Ă«shtĂ« pĂ«rshtatur pĂ«r
përdorim nga personat (përfshirë fëmijët)
me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore apo
mendore, ose me mungesë përvoje dhe
njohurish, për sa kohë nuk janë të
mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të
përdorin pajisjen nga një njeri përgjegjës
për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
‱ Mbajini tĂ« gjitha materialet e paketimit larg
fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
‱ NĂ«se do ta hidhni pajisjen, hiqni spinĂ«n nga
priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më pranë
pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni derën për
të parandaluar fëmijët që luajnë të pësojnë
ndonjë goditje elektrike apo të mbyllen vetë
brenda.
‱ NĂ«se kjo pajisje qĂ« pĂ«rmban brava
magnetike të derës do të vendoset në vend
të një pajisjeje të vjetër me bravë në trajtë
suste (shul) mbi derë apo mbi kapak,
sigurohuni që ta shkatërroni atë bravë
përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo
do të parandalojë që pajisja të kthehet në
rrezik vdekjeje për fëmijët.
Siguria e përgjithshme
Paralajmërim
Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në karkasën
e pajisjes ose në strukturën inkaso.
‱ Pajisja Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar pĂ«r tĂ« mbajtur
ushqime dhe/ose pije në shtëpi dhe për
përdorime të ngjashme, si p.sh.:
– nĂ« zonat e kuzhinĂ«s pĂ«r personelin nĂ«
dyqane, në zyra dhe në ambiente të tjera
pune;
– nĂ« ferma dhe nga klientĂ«t nĂ« hotele,
motele dhe ambiente të tjera banimi;
– nĂ« ambiente me fjetje dhe mĂ«ngjes;
– nĂ« katering dhe pĂ«rdorime tĂ« ngjashme
jo për shitje.
‱ Mos pĂ«rdorni asnjĂ« pajisje mekanike apo
mjete artificiale për të përshpejtuar shkrirjen
e akullit.
‱ Mos pĂ«rdorni pajisje tĂ« tjera elektrike (si
makinë akulloresh) brenda pajisjeve
ftohëse, për sa kohë që nuk janë përshtatur
për këtë nga prodhuesi.
‱ Mos e dĂ«mtoni qarkun e lĂ«ndĂ«s ftohĂ«se.
2
www.zanussi.com
‱ Gazi ftohĂ«s (izobutani) (R600a) qĂ« ndodhet
në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz
natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie
me ambientin, por që është gjithsesi i
ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes,
sigurohuni që asnjë nga pjesët e qarkut
ftohtës të mos dëmtohet.
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
– shmangni flakĂ«t e hapura dhe burimet
ndezëse
– ajrosni tĂ«rĂ«sisht dhomĂ«n nĂ« tĂ« cilĂ«n
ndodhet pajisja
‱ ËshtĂ« e rrezikshme tĂ« ndryshoni
specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni
këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme.
Çdo dĂ«mtim i shkaktuar nĂ« kabllo mund tĂ«
shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose
goditje elektrike.
ParalajmĂ«rim Çdo komponent elektrik
(kabllo i ushqimit, spina, kompresori)
duhet të zëvendësohet nga një agjent i
certifikuar shërbimi ose nga një personeli i
kualifikuar i shërbimit për të shmangur
rreziqet.
1. Kablloja e ushqimit nuk duhet të
zgjatet.
2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur
apo dëmtuar nga pjesa e pasme e
pajisjes. Një prizë e shtypur apo e
dëmtuar mund të mbinxehet e mund të
shkaktojë zjarr.
3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë
lehtësisht e arritshme.
4. Mos e tërhiqni spinën nga kablloja.
5. Nëse priza e ushqimit është e liruar,
mos futni në të spinën elektrike. Ka
rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
6. Nuk duhet ta vini në punë pajisjen pa
kapakun e llambës (nëse është
parashikuar) së ndriçimit të
brendshëm.
‱ Kjo pajisje Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«. BĂ«ni kujdes kur e
lëvizni atë.
‱ Mos hiqni dhe mos prekni sende nga
dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të
njoma, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim
të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga
bryma/ngrirësi.
‱ Shmangni ekspozimin e gjatĂ« tĂ« pajisjes nĂ«
dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
‱ Llambushkat (nĂ«se janĂ« parashikuar) e
përdorura në këtë pajisje janë llamba të
posaçme të përzgjedhura vetëm për
përdorim në pajisje elektro-shtëpiake. Ato
nuk janë të përshtatshme për t'u përdorur
për ndriçim dhome.
Përdorimi i përditshëm
‱ Mos vendosni enĂ« tĂ« nxehta mbi pjesĂ«t
plastike të pajisjes.
‱ Mos ruani brenda nĂ« pajisje gaz dhe lĂ«ng tĂ«
ndezshëm, pasi këto mund të shpërthejnë.
‱ Mos vendosni produkte ushqimore
drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit që
ndodhet në murin e pasmë. (Nëse pajisja
është Pa formim bryme)
‱ Ushqimet e ngrira nuk duhet tĂ« ringrihen
nëse janë shkrirë njëherë.
‱ Ushqimet e ngrira tĂ« paketuara
paraprakisht, ruajini në pajisje sipas
udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.
‱ KĂ«shillat e prodhuesit tĂ« pajisjes pĂ«r
ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me
përpikmëri. Këshillohuni me udhëzimet
përkatëse.
‱ Mos vendosni pije tĂ« gazuara ose
shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes, pasi
këto krijojnë presion brenda shishes dhe
mund të shpërthejnë, gjë që do të dëmtojë
pajisjen.
‱ Kubet e akullit mund tĂ« shkaktojnĂ« djegie
nëse konsumohen direkt nga pajisja.
Kujdesi dhe pastrimi
‱ PĂ«rpara se tĂ« kryeni mirĂ«mbajtjen e
pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza.
‱ Mos e pastroni pajisjen me objekte
metalike.
‱ Mos pĂ«rdorni objekte tĂ« mprehta pĂ«r tĂ«
hequr brymën nga pajisja. Përdorni një
kruajtëse plastike.
3
www.zanussi.com


Product specificaties

Merk: Zanussi
Categorie: Koelen vriezen
Model: ZFC21400

Heb je hulp nodig?

Als je hulp nodig hebt met Zanussi ZFC21400 stel dan hieronder een vraag en andere gebruikers zullen je antwoorden




Handleiding Koelen vriezen Zanussi

Handleiding Koelen vriezen

Nieuwste handleidingen voor Koelen vriezen